VIDEO/ Rruga për tek Syri Kaltër, një makth për turistët
Syri i Kaltër është një burim natyror pranë fshatit Muzine.
Një vend magjepsës që tërheq mjaft vizitorë vendas dhe të huaj, në udhëtimet e tyre nëpër Shqipërinë e Jugut.
Por, ajo që është kthyer në një mankth kur shkon e viziton këtë vend të mrekullueshëm është rruga.
Sarandanews.com kreu sot një vëzhgim tek Syri i Kaltër, ku rruga është në gjëndje skandaloze.
Këtë të diel kishte mjaft vizitorë dhe nga Kosova, të cilën teksa mrekulloheshin nga pamjet që të ofron ky vend, shprehnim shqetësimin për gjëndjen e rrugës. /Sarandanews.com/