Vdekja e parakohshme e Hariz Memës, reagon Meta: Një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kreut të PD Sarandë, Hariz Mema.
“Me hidhërim të madh u informova për vdekjen e dhembshme të Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema, një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit.
Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë demokratët e Sarandës e mbarë Shqipërisë.
Zoti ju dhëntë forcë për përballimin e dhembjes për këtë humbje të pazëvendësueshme!”, nënvizon presidenti Meta. /Sarandanews.com/