Tragjike në Delvinë, brenda javës humb jetën nga Covid nëna dhe e bija
Si të mos mjaftonin dhjetra probleme, qyteti i Delvinës po përballet edhe me pasojat tramatike të shkaktuara nga Covid.
Në qytet numri i personave të infektuar me Covid dhe atyre që kanë humbur jetën eshtë shumë i lartë në krahasim me popullsinë.
Vetëm 1 javë pasi humbi jetën një 47-vjecare, ditën e sotme si pasojë e Covid ka humbur jetën në spitalet Covid në Tiranë edhe nëna e saj 70-vjeçare.
Spitali është përgjatë gjithë ditës i frekuentuar nga pacientë me Covid, të cilët paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore dhe oksigjen.