Thyen ligjin, pa maska dhe distancim social në Ksamil, Leskaj: Ne do fitojmë

Drejtuesi i qarkut politik për Vlorën Bujar Leskaj dhe kreu i PD Hariz Mema zhvilluan dje një takim me 100 të rinjt të FRPD.

Takimi siç shihet dhe në fotot e publikuar nga Leskaj është jashtë çdo rrespektimi ligji, ku distancimi dhe mbajtja e maskës nuk ekziston.

Megjithatë, kjo nuk i bën aspak përshtypje Bujar Leskajt, i cili me këto takime rrezikon jetë e mijëra njerëzve në Sarandë.

Gjatë këtij takimi Leskaj ka shpalosur programin e PD për të rinjtë.

POSTIMI I PLOTË.

PUNESIM-ARSIM-MUNDESI-PROFESION
Takim me 100 të rinj të FRPD në Ksamil!
Një takim, në të cilin mbizotëroi entusiazmi, angazhimi i tyre dhe besimi për fitoren e 25 prillit!

Të rinjtë e Sarandës dhe Ksamilit janë pjesë e rinisë së Shqipërisë, që kjo qeveri i vrau shpresën dhe të ardhmen në këto 8 vjet!

Janë rini e cila kërkon dhe meriton ndryshimin që do të vijë nga vota e tyre në 25 prill!

Në fjalën time u prezantova programin e PD për rininë, program ambicioz dhe pro rinisë, pro Shqipërisë!

Sikurse e thekson edhe Kryetari Basha në prezantimin e Programit të PD për rininë, “Mbi 50% e shqiptarëve të moshës 18-40 vjeç duan të largohen nga vendi! Kjo katastrofë është edhe më e madhe, kur pyet moshat 19 deri 27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë! 94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më.

Ky është një brez i tërë i humbur. Braktisen prindërit, braktisen vëllezërit dhe motrat, familjet shkatërrohen, sepse njerëzit me të drejtë nisen në kërkim të një të ardhme më të mirë. Kjo është katastrofë kombëtare”.

Partia Demokratike do të frenojë me programe të qarta emigrimin masiv të rinisë, duke investuar tek e ardhmja e tyre, te arsimimi, te punësimi.

PD do ta zgjidhe çështjen e papunësisë masive per te rinjte. Nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim.

Kjo nis me shkollat, ku te rinjte do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta.

Partia Demokratike angazhohet të ulë emigrimin e sotëm biblik te rinisë sonë. Nëntë në 10 studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për studimet e tyre Bachelor dhe Master.

Për ata me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj, do të ketë përgjysmim të tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta.

PD garanton se nuk do të ketë të rinj, që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre!

Për të rinjtë që krijojnë familje, për çiftet e rinj PD do të subvencionojë përqindjet e interesave të kredive të tyre për shtëpi.
PD do të rrisë cilësinë e arsimit, duke e vendosur INOVACIOININ në krye të listës së përparësive.

Ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

Qeveria e PD-se, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoje 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin, sidomos të të rinjve.

U angazhova se PD do të bëjë ngrehinë reale katërkëndëshin e së ardhmes për të rinjtë: Punë, arsim, mundësi, profesion.

E gjithë rinia shqiptare e ka mundësinë që me 25 prill të dëshmojë se nuk pranon të jetë një brez i humbur.

Vota e të rinjve do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen.
Vota e të rinjve do të jetë vota e shpresës me të cilën do të fitojë çdo shqiptar.

Partia Demokratike do të bëjë më mirë për të gjithë, për çdo shqiptar e në veçanti, për rininë tonë!
Është premtimi dhe detyrimi ynë!
Në takim ishin të pranishëm kryetari i PD dega Sarandë,  z. Hariz Mema, kryetari i FRPD z. Eugen Qendro, z. Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar.

Në 25 prill,  me rininë në ballë PD do të fitojë,  Shqipëria do të fitojë!