Të rinjtë e PD Sarandë: Dalja jonë në terren po u kthen shpresën qytetarëve
Të rinjtë e PD Sarandë kanë vijuar takimet në lagjen Kodër.
Ata shkruajnë se dalja e tyre në terren ka rikthyer shpresën tek qytetarët.
“Fushata “derë më derë” vazhdon pa ndaluar. Të rinjtë e FRPD mbasditen e sotme ishin në lagjen e kodrës.
Papunësia ishte një problem që ka kapluar banorët e kësaj zone të qytetit. Mungesa e këndeve të lojërave për fëmijët ishte shqetësuese. Ndërsa moshat e treta ishin të pakënaqura me pensionet aktuale dhe sistemin shëndetsor.
Dalja e të rinjve të FRPD derë më derë po i jep shpresë banorëve, të cilët në 25 prill kanë në dorë të ardhmen e këtij vendi”, theksohet në njoftim.