SONDAZHI i Sarandanews.com/ Ja mendimi i qytetarëve të Sarandës për Anila Denaj dhe Alket Hysenin

Kur na ndajnë dhe 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare, fushata elektorale prej kohësh ka ndezur motorrët.

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, kësaj rralle kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një taktikë të re për qytetet kryesore.

Në Sarandë përveç Alket Hysenit, kryeministri Edi Rama ka caktuar për të mbuluar këtë zonë dhe Ministren e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, që më herët Sarandanews.com ka rapotuar që do të jetë në listën e deputetëve për qarkun Vlorë.

Denaj së bashku me Hyseni prej mujash kanë nisur takimet në Sarandë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sarandanews.com zhvilloi një sondazh në lidhje me dy figurat e caktuar nga Partia Socialiste se cili është vlerësimi i qytetarëve.

Sondazhi pati një numër mjaft të madh njekësisht si dhe qindra komente ku qytetarët dhanë opininet e tyre për këto dy figura.

Në analizën e kryer, si Ministrja Anila Denaj ashtu dhe deputeti Alket Hyseni gëzojnë mbështetjen e qytetarëve të Sarandës.

Shumë prej tyre e cilësojnë si zgjedhjen e duhur Anila Denaj për të mbuluar Sarandën, e cila dhe pse ka fare pak muaj ka arritur që të fitojë menjëherë simpatinë e banorëve të zonës.

“Anila Denaj, nga te paktat anetare kabineti qe ben diferencen”

“Alket Hyseni e meriton të rizgjidhet si deputet i qarkut Vlorës. Është intelektual i kompletuar , ka njohuri dhe për çështjet e komunitet dhe punon për zgjidhjen e tyre.Punonë mir dhe me profesionalizëm në komisjonet palramentare. Po ashtu dhe ministrja ANILA DENAJ e meriton të rikandidojë për qarkunë e Vlorës”

“Znj.Denaj padiskutim kandidatura e duhur. Imazhi qe i duhet politikes shqiptare”

“Znj. Denaj e ka treguar tashme profesionalizmin e saj ne cdo qasje te saj. Forca e gruas eshte e madhe dhe Znj. Denaj perfaqeson denjesisht femren e forte e te dhembshur”

“Nuk diskutohet ka burra Tepelena:Me Alket Hysenin dryshoi faqen Saranda”, janë disa prej qindra komenteve që kanë marrë pjesë në sondazhin e zhvilluar në Sarandanews.com.

Per me teper opinionin e plote te qytetareve e ndiqni duke klikuar linkun e meposhtem