Situata nga Covid/Greqia shtyn lockdown-in për Athinën dhe disa zona të tjera

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lockdown-it të ashpër nëAthinë dhe periferitë e saj, deri në datën 8 mars.

Sipas ministrit për Trajtimin e Krizave, Nikos Chardalias, situata është kritike pasi mbyllja totale për mbi një muaj nuk solli uljen e numrit të të infektuarve.

Plot 80% e sallave të reanimacionit në spitalet e Covid-19 kanë pacientët ndërsa shifra vjen në rritje çdo ditë.
Në zonën e kuqe mbeten zonat e Selanikut, Chalkidiki, Rethimno, Thasu, Thiveon, Kalimnos, Evia, Arkadia. Nga sot “të kuqe” janë dhe periferitë e Thesprotia, Igumenica, Arta, Siros, Iraklio, Korinthi, Samos, Dhidhimotiho dhe Amfilohia.

Sot në Greqi u shënuan 1.790 të infektuar, 317 pacientë janë në intubim, ndërsa humbën jetën 29 njerëz. Paralelisht, sot u vaksinuan mbi 28.000 persona në të gjithë Greqinë.