Situata e rënduar e pandemisë në Delvinë, Izet Silaj apel qytetarëve
Situatë e rënduar si pasojë e Covid-19 paraqitet edhe në qytetin e Delvinës, ku numri i rasteve aktive është rreth 100 persona.
Shumica e qytetarëve të infektuar me koronavirus paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.
Drejtori i spitalit të Delvinës Izet Silaj u drejton një apel ndaj qytetarëve
“Duke qenë se numëri i rasteve në qytetin tonë sa vjen e rritet, situata në spitalin tonë ka qenë paksa e mbi ngarkuar, stafi i spitalit “Ismet Shushi” ka qenë në gadishmëri të plotë.
E kemi përballuar situatë, pasi dhe Ministria na ka vendosur në dispozicion dhe një autoambulancë që i vjen në ndihmë qytetit dhe zonave përreth.
Kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm me spitalin e Sarandës që na kanë ndihmuar për çdo problem.
Apeloj qytetarëve të Delvinës të respektojnë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetsisë”, tha Izet Silaj. /Sarandanews.com/