Së shpejti linjë e re trageti që lidh brigjet italiane me Sarandën përgjatë gjithe vitit

Së shpejti, një linjë e re trageti që lidhë brigjet italiane me Sarandën përgjatë gjithe vitit.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Shoqates se Industrise Turistike ne Sarande, Arben Cipa, njeheresh edhe administrator i firmes “Sipa Tours”.

Duke iu referuar edhe burimeve te Kapitenerie se Pergjithshme ne Durres, Cipa tha se kjo “Do te jete nje linje e rregullt pergjate gjithe vitit dhe jo nje linje sezonale vetem per sezonin turistik veror, per dy muaj sic ka funksionuar vitet e tjera.”

“Kesisoj ne si operatore turistike dhe Saranda do te mirepresim sa me shume turiste”,-tha Cipa.