Sarandë, trupa e artisteve të Qëndrës Kulturore, vijojnë  xhirimet për realizimin e skeçit  “Dashuri në kohën e Coronës”

Trupa e artisteve te Qendres Kulturore – Bashkia Sarande nen  vemendjen e kujdesin e perhershem ndaj artit e kultures te Kryetarit te Bashkise Z.Adrian Gurma   dhe drejtorit te kesaj qendre  Z.Romeo Cakuli ( njekohesisht dhe N/Kryetar i Bashkise) pas aktiviteteve tejet te sukseshme si Festivali Mbarekombetar Poetik ” Nje poezi per Saranden”  dhe premieres  televizive  me rastin e vitit te ri ” Gezuar 2021″ me skenar te Anastas Nikes dhe regji te Enea Nikes,qysh ne ditet e para te shkurtit vazhdojne xhirimet per realizimin e showt televiziv ” DASHURI NE KOHEN E CORONES” me skenar te te Anastas Nikes ( ku brenda tij jane pershtatur dhe materiele nga autore te njohur si Pellumb Kulla dhe Filip Cakuli, dhe vargje lirike nga Dritero Agolli dhe Zaho Vasili).

Materiali letrar dedikuar dites se dashurise po realizohet ne ambjente te ndryshme te qytetit te Sarandes dhe ne rrethinat e saj.

Pervec aktoreve profesioniste si Pranvera Brinja,Valentina Boci dhe Anastas Nika marrin pjese dhe aktore te rinj si Rosela Isufi dhe Anxhelo Nika ,por dhe aktore femije  si Justina Demce, Melina Vasili dhe djali 12 vjecar Roan Zervo Gjithashtu do te jene grupi i valltareve te rinj te Qendres Kulturore me koreograf Fatmir Saraci.

Nje element tjeter i rrendesishem do te jete dhe kenga  dhe ku pervec kengetarit tone te njohur Orest Kovi,do te jene edhe kenge te kenduara nga kengetare me origjine nga Saranda si Irini Qiriako Ava Maks ( Amanda Koci ) ,Kostandin Kugo,Eli Rizo,Arben Nasti.

Nje element tjeter do te jete dhe ai me disa materjale nga numurat e viteve te meparshme dedikuar kesaj dite dashurie.

Do te jete vertete nje mbremje e madhe per te sjelle nje buzeqeshje ne buzet e njerezve ne kete kohe te erret pandemie.