Sarandë/ Shpërthimi në hotelin e drejtorit të Sigurimeve, dy orë pasi u hodh betoni. Tritoli i lidhur me rrymën elektrike
Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e sotme në hotelin në ndërtim të drejtorit të Sigurimeve Shëndetësore në Sarandë, Mariel Muratit pranë portit të qytetit.
Burime bëjnë me dije se tritoli ishte vendosur në tarracën e hotelit e cila ishte ndërtuar dy orë më parë. Dyshohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe i lidhur rrymën elektrike
Në momentin kur roja ka ndezur dritën ka ardhur edhe shpërthimi i fuqishëm.
Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar dhe godina ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka pësuar dëme. Ndërkohë në pallatin pranë tij janë dëmtuar disa xhama.
Shpërthimi ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë dalë menjëherë jashtë ndërkohë policia ka nisur punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.