Sarandë, një rrugë në qytet perjetëson 17 Shkurtin e Kosovës

Rruga “17 Shkurti”, eshte emertimi i rrugës në qytetin e Sarandes e cila me nje vendim te ish keshillit bashkiak te vitit 2008, perjetëson pavaresine e shtetiot te Kosovës . Rruga lidh unazen e lagjes Nr.4 (Lagjja Koder) me unazen e rruges mbi Portin detar (Rruga “Mithat Hoxha”)

Me 17 shkurt 2008, ne diten kur deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shpallën vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, ne Sarandë Bashkia organizoi nje varg aktivitetesh te cilat atekohe kulmuan ne Kalane e Lekuresit ku ne menyre simbolike u ngrit Flamuri Kombetar dhe orkestra frymore e Bashksie (Banda frymore) dha nje koncert solemn.