Sarandë, “Nisma e Luleve” nis aksionin e vendosjes së koshave në qytet
Nisma e Luleve, një organizim i të rinjve në qytetin e Sarandës, pas nismës për shtimin e ambjenteve të gjelbra dhe numrit të luleve të bukenviles dhe pastrimit të bregdetit dhe detit nga gomat, kanë filluar një aksion për vendosjen e koshave të mbeturinave në qytet.
Aksioni ka filluar nga zona e Portit të Sarandës, aty ku fillon edhe prezantimi i qytetit në sytë e vizitorëve të huaj, për të vijuar edhe në zona të tjera.
Adriatik Lapaj, njëri prej anëtarëve të kësaj Nisme qytetare shprehet se aksioni i tyre me vendosjen e 120 koshave ka për qëllim ndërgjegjësimin qytetar për një qytet sa më të pastër.