Sarandë/ Denaj, takim me biznesin: Nxitja e punësimit, priorite

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka zhvilluar takime në disa biznese në Sarandë, ku në mënyrë të vençantë u ndal, në skemat e mbështetjes së sipërmarrjeve që nxisin punësimin.

Gjatë bashkëbisedimit me Kristaqin, përfaqësues i një prej bizneseve që operon në fushën e përpunimit të drurit në Sarandë, ministrja vuri në dukje se “se biznesi i tij ka vijuar çdo ditë punën në mobileri për të përmbushur nevojat e klientëve, pavarësisht vështirësive që ka krijuar situata nga COVID-19”.

“Ky biznes ka 15 vite që operon në treg dhe numëron 10 të punësuar”, shprehet Denaj.

 

Qeveria vitet e fundit i ka kushtuar një vëmendje të rëndësishme arsimit profesional, si bazë për rritjen e punësimit, krahas, zbatimit programeve të reja mbështetëse dedikuar zgjerimit të punësimit.