Rriten infektimet me koronavirus, Vlora përgatitet për vaksinimin, përcaktohet ambienti
Për kreun rajonal të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë , Kujtim Llapi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në Vlorë.
Gjatë së hënës janë marrë 358 mostra, janë kryer 111 teste të zakonshëm dhe teste të shpejta dhe pozitiv kanë rezultuar 43% e të testuarve.
Aktualisht pandemia është në fazën e dytë dhe shtrimet në spital, kanë shënuar rënie. Llapi është ndalur dhe tek vaksinimi. Sipas tij edhe Vlora është tashmë pjesë e planit kombëtar të vaksinimit.
Qarku i Vlorës mbetet një prej zonave më të ekspozuara të përhapjes së Covid-19. Për këtë shkak ka pasur herë pas here ndërprerje të mësimit në disa shkolla, ndërsa janë hasur edhe problematika të tjera.