Rama publikon pamjet nga transformimi rrënjësor i maternitetit të Sarandës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga transformimi që i është bërë maternitetit të Sarandë, i cili para 7 viteve ka qenë me kushte aspak dinjitoze për stafin mjekësor dhe pacientët.
Rama ka bërë dhe një krahasim ku thekson se “Të na kishte zënë Covidi me ato stalla “spitalore” që gjetëm para 7 vjetësh, sot do jetonim një qamet më të madh se vetë lufta”, nënvizon kreu qeverisë.
“Materniteti i Sarandës si e gjetëm dhe si është sot.
Patjetër ka ende shumë më shumë për të bërë për shërbimin shëndetësor, në çdo aspekt, kjo s’ka asnjë diskutim!
Por ama këdo që e ka harruar si ishte shëndetësia dhe shan, akuzon, përqesh, a thua se ka ardhur nga hëna e nuk i kanë parë stallat e deri para 7 vjetëve që quheshin spitale, duhet ta ndihmojmë të zgjojë kujtesën nga gjumi.
*Të na kishte zënë Covidi me ato stalla “spitalore” që gjetëm para 7 vjetësh, sot do jetonim një qamet më të madh se vetë lufta…”, përfundon Rama.