Policia Sarandë reagon pas shpërthimit të tritolit në lagjen nr.4
Shpërthim i fuqishëm tritoli në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 në një objekt në rikonatruksion.
Pas ngjarjes ka reaguar edhe policia me një komunikatë për shtyp:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2021, rreth orës 20:15, në lagjen Nr.4, Sarandë, në një objekt në rikonstruksion në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.