PD Sarandë: Biznesmeni është punonjës i administratës në Ksamil, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim
Partia Demokratike Sarandë përmes një konference për shtyp ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar.
Sipas PD, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për Sarandën, ndërsa shtoi se ai keqpërdori disa punonjës të administratës në konferencën e tij për media.
Zëdhënsja e PD Sarandë theksoi se biznesmeni që u paraqit në konferencë si simpatizant i PD, është antarë i PS dhe punonjës i administratës në Ksamil.
Deklaratë e Degës së PD, Sarandë
– Kryeministri Edi Rama u tall perseri me Saranden.
– Ai erdhi ketu per nje shoë te sajuar dhe per te promovuar deshtimet e tij.
– Rama u tall me qytetaret, u tall me inteligjencen sarandiote duke promovuar pune te pabera dhe te pafilluara.
– Ai ecte mbi deshtimet e tij qe jane te shumta ne Sarande.
– Shetitorja pa projekt, u quajt sukses prej tij por eshte nje deshtim disa vjecar.
– Kjo shetitore u nis te perfundonte per tre muaj dhe po zvarritet pa projekt, pa ide dhe pa transparence.
– Kryeministri ne ikje keqperdor ne menyre qesharake disa punonjes te administrates ne Ksamil dhe Sarande duke ja shitur opinonit publike, si biznesmen te djathte qe bejne thirrje per te votuar Rilindjen.
– Ne fakte biznesmeni ne fjale eshte antar i Partise Socialiste dhe punonjes i administrates Ksamil.
– Rama u tall perseri pasi 8 vjet me vone vjen ne Sarande me te njejtat premtime, me te njejtat genjeshtra dhe me te njejtat mashtrime.
– Zoti kryeminister, ku eshte aeroporti qe premtuat 8 vite me pare, ku eshte Rruga e Kardhiqit, ku eshte uji 24 ore ne Sarande, ku jane projektet per trashegimine kulturore qe keni premtuar, ku jane 300 mije vendet e punes, ku eshte qeverisja juaj qendrore dhe lokale me duar te pasterta ?
– Sarandiotet duan te dine pse nuk u realizuan ato qe ju premtuat 8 vite me pare.
– Qytetaret e Sarandes dhe te mbar Shqiperise jane te vetdijshem se epoka juaj e premtimeve dhe mashtrimeve me projeket 3D do te marre fund ne 25 Prill.
– Me 25 Prill Saranda fiton, Shqiperia fiton!
/Sarandanews.com/