Ndahet nga jeta gazetari dhe profesori i nderuar nga Gjirokastra
Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Gjirokastrës. Ka ndërruar jetë profesori dhe gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopuli.
“Sokrat Papadhopulli, një fisnik i rrallë, intelektual klasi, iluminist dhe humanist i madh, e varfëroi me ijken e tij Gjirokastrën, Dropullin dhe të gjithë Shqipërinë.
Matematicien me dhunti të rralla, para të cilit përuleshin profesorët, ai kontribuoi për shumë dekada në arsim duke manifestuar modestinë e njeriut të madh që punonte pa u lodhur, afër njerëzve dhe larg krekosjes akademike.
Ndër komentatorët sportivë më elegantë të shtypit Shqiptar, enciklopedist i futbollit, shkrimet e frymëzuara të Sokrat Papadhopullit na bënin ta donim edhe më shumë ekipin tonë simpatik, Luftëtarin e Gjirokastres.
Jeta e ti mbetet shembull i mundësisë mendore dhe shpirtërore për të qenë njëherësh Shqiptar dhe Grek, minoritar dhe gjirokastrit, duke ruajtur thelbin e patjetërsueshëm njerëzor.
Personalitet i rrallë dhe i madh, që do të na mungojë! U prehtë në paqe!”- shkruan Gezim Basha.