Hyseni mbledh në kafe përfaqësues të ish ushtarakëve: Janë garanci për fitoren e thellë në 25 prill
Takimi i radhës i deputetit të zonës Alket Hysenit ka qenë me përfaqësuesit e ish ushtarakëve.
Hyseni i cilëson ata si këshilltarë të vyer dhe një garanci për fitoren e 25 prillit.
“Një kafe me disa përfaqësues të ish ushtarakëve, ata që i kanë dhënë shpirtin dhe zemrën atdheut, deri në vetmohim, dhe kanë marrë shumë pak.
Janë mbështetësit dhe këshilltarët tanë më të vyer, një garanci për fitoren e thellë në 25 prill”, nënvizon Hyseni. /Sarandanews.com/