FOTOT/ Transformimi i DRSHTRR Sarandë, punimet drejt fundit

Punimet për transformimin e DRSHTRR Sarandë është drejt përfundimit.

Drejtori i përgjithshëm Blendi Gonxhe, ka publikuar pamjet e fundit ku shkruan:

“Vijon puna edhe për rikualifikimin e DRSHTRR Sarandë! Po merr dritë e formë edhe kjo drejtori rajonale, për t’u kthyer në një ambient shërbimi optimal!

Punime për rrjete, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim i ri, ambiente sanitare, minipoligon testimi, parkime, ndriçim e gjelbërim!

Me marrjen edhe të shërbimit të kolaudimit, punimet do shtrihen edhe tek objekti i kontrollit teknik, përfshirë dhe tërë oborrin!

Investimi me fondet e DPSHTRR nga të ardhurat takuese prej vetëfinancimit!”, shkruan Gonxhe. /Sarandanews.com/