Finiq, Operacioni “Dhrovjani” arrestohet edhe pronari i banesës “depo armësh”

Operacioni “Dhrovjani” ka vijuar me arrestimin sot të pronarit J.T. te banesës “depo armësh” .

Policia tha se “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi J. T., pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak. “–

Nje dite me pare J.T. ishte shpallur person ne kerkim kombetar per shkak te vepres penale per te cilen ai akuzohet.

Zona e fshatrave te minoritetit etnik grek pergjithesisht nuk ka qene dalluar per vepra penale kesaj natyre si mbatjtja e armeve luftareke , me gjae trafikimin e tyre.

Vetem pak kohe me pare, ne nje nga fshatrat e NJA te Livadhjase, bashkia Finiq policia e Sarandes zbuloi nje pacele me bime kanabis sativa ne nje terren mjaft te maskuar me shkure mesdhetare dhe fare prane fshatit Dërmish.