Ballisti i Parlamentit që e qasi Basha në koalicion: Do jem i sigurt në listën e Vlorës
Kryetari i partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi zbuloi se ai i ka kërkuar Lulëzim Bashës të jetë kandidat në Vlorë.
Këtë detaj Roshi e bëri publike në emisionin “Repolitix” në Report TV, por i pyetur nëse do të jetë në pozicione të sigurta, Roshi la të kuptohet që po duke thënë se “nuk ka qenie njerëzore që nuk e do sigurinë”.
Megjithatë tha Roshi diskutimet me Bashën janë edhe të hapura dhe se të gjitha partitë në koalicion duhet të tregon ‘xhentile’ që secili të marrë atë që meriton dhe të krijojnë një bashkëpunim për fitoren.
“Kam kërkuar në Vlorë në lista të sigurta. Elementi i sigurisë është e qenies njerëzore.
Vullneti politik është për të respektuar kërkesat e aleatëve, megjithatë duhet të ketë kaq xhentilencë nga partitë në koalicion dhe të bëjë një sinergji të gjithë energjive politike”, tha Roshi