Aktori nga Delvina: Syriza më propozoi të angazhohem me ta, sa të kem frymë do jem i majtë
Aktori Laert Vasili, që njihet edhe si opinionist në panele të ndryshme televizive, ka deklaruar në “Opinion”, se sa të ketë frymë do të jetë i majtë.
Veç kësaj deklarate të prerë, aktori tregoi për publikun shqiptar, se si partia greke “Syriza” e ka thirrur dikur për bashkëpunim.
“Pëlqimi im është si rrjedhojë, nga tradita e familjes. Si rrjedhojë duke patur një dëshmor, paçka se i ndjeri shumë pak dinte shqip, jam i majtë.
Gjatë 20 viteve të mia, që kam qëndruar në Greqi, sërish kam qenë i majtë, prandaj Syriza më propozoi për t’u angazhuar me të.
Vazhdoj të jem i majtë, derisa të kemi frymë!
Të majtët nuk do të bëjnë gabime, gabime mund të bëjë një pushtetar, që si përfaqësues i votave popullore, mund të tradhëtojë bindjen“, deklaroi Vasili.