Zv.ministri Bujqësise dhe përfaqësues të kompanisë spanjolle “Balfego” takim me Adrian Gurmën: Investime në fushën e peshkimit
Zv.ministri i Bujqësisë Roland Kristo dhe përfaqësues spanjoll të një prej kompanive lidër në botë “Balfego” zhvilluan një takim në Sarandë me kryebashkiakun Adrian Gurma.
Fokusi diskutimit ka qenë mundësia e investimit në Sarandë në fushën e peshkimit, duke e ndëthurur atë me atraksionin e veçantë turistik në llojin e vet.
Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka ofruar mbështetjen e tij për investitorë seriozë të çdo fushë, që jo vetëm krijojnë mundësinë e punësimit, por edhe kontribuojnë në përmirësimin dhe konsolidimin e “markës turistike”Saranda.
“Me zëvendësministrin e Bujqësisë z.Roland Kristo dhe me përfaqësues të kompanisë spanjolle “Balfego”,një nga kompanitë lider në botë në fushën e aquakulturës,diskutuam mbi mundësinë e investimit në Sarandë në fushën e peshkimit,duke e ndëthurur atë me atraksionin e veçantë turistik në llojin e vet.
Mbështetje maksimale nga ana e pushtetit vendor, për investitorë seriozë të çdo fushë,që jo vetëm krijojnë mundësinë e punësimit,por edhe kontribuojnë në përmirësimin dhe konsolidimin e “markës turistike”Saranda”, shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/