Spitalit të Sarandës i shtohet një autoambulancë e re
Spitalit të Sarandës i shtohet edhe një autoambulancë e re.
Autoambulanca është moderne, e pajisur me të gjitha aparaturat dhe medikamentet e nevojshme për urgjenca dhe transferim pacientësh.
Ky është një investim i qeverisë shqiptare që po plotësojnë flotën anticovid në të gjithë territorin.
Këto autoambulanca i dedikohen menaxhimit të pandemisë dhe ofrojnë shërbim cilësor për pacientët. /Sarandanews.com/