Shqipëria siguron vaksinën antiCovid/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm
Në javën e tretë të janarit do të mbërrijë vaksina anticovid në Shqipëri.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në një konferencë.
Ai ka njoftuar se vendi ynë ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës.
“Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para nga kompania Pfizer. Shopingu im në Nju Jork ka përfunduar me sukses.
Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë në bazë të termave dhe procedurës tip të kompanisë Pfizer”, u shpreh Rama.