Shirat nxjerrin nga shtrati lumin e Kalasës, përmbyten tokat bujqësore
Shirat me intensitet të lartë në 72 orët e fundit, kanë nxjerrë nga shtrati lumin e Kalasës.
Lumi i cili kalon në fshatin Metoq, në Sarandë ka përmbytur tokat buqësore të më shumë se 50 familjeve.
Pak javë më parë banorët e këtij fshati u ankuan për hedhjen e plehrave dhe inerteve në këtë lumë, duke e bërë të rrezikshëm gjatë shirave.