Sarandë/ Piu fotoksinë, ndërron jetë 52- vjeçari
Komunikata e Policisë Sarandë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:55, në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi L. B., 52 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.