Sarandë/ Denoncimi i qytetarit: Punonjësja e bankës më vodhi paratë
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në
Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan në gjendje të lirë shtetasen T. A., me detyrë përgjegjëse në një bankë të nivelit të dytë në Sarandë.
Procedimi ka filluar pasi është kallëzuar penalisht nga një qytetare për vjedhje të një shume parash që i kishte depozituar në këtë bankë që prej vitit 2012.