Rruga në Borsh vazhdon të pësojë dëmtime, kompania ‘Salillari’ mbulon rrugën me qese plastike
BORSH– Rruga e Borshit e cila pësoi u ça nw dysh nga përmbytjet pak ditë më parë ende nuk është kthyer në normalitet.
Sipas banorëve të fshatit rruga ende po rrëshqet edhe sot dhe nëse në fundjavë do ketë reshje shiu, situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Banorët tregojnë se rrezikun e prisnin prej kohësh për shkak të mënyrës sesi është ndërtuar. Kompania ‘Salillari’ ka vendosur në rrugë disa qese plastike të zeza.
Një grup audituesish nga Kontrolli i Lartë i Shtetit inspektuan dje në terren dëmet që ka pësuar rruga Llogara-Borsh për verifikuar cilësinë e punimeve në rrugën.