Radiostacioni i Pare Shqiptar dhe fshati Dhrovjan në Finiq
Nga Auron Tare
Perpara disa ditesh postova nje foto te nje prej godinave ikone te Trashegimise sone Kombetare. Radiostacioni i Pare i Shqiptareve. Inaguruar nga Mbreti Zog ishte godina prej nga ku bota degjoi per here te pare fjalet “Ju Flet Tirana”.
Ishte Godina nga ku folen nje sere personalitetesh te shquara te jetes shqiptare. Godina ku u degjuan zerat e pare operistike teatrore e keshtu me rradhe. Ishte simboli Europian i qytetit, vendi nga ku ne hapsiren e pamate perconte ne eter nje pjeseze te botes shqiptare.
Kjo Godine sic duket qarte ne foto po pret diten kur do te shembet per tju hapur rruge pallatit te rradhes. Ne nje vend normal Radiostacioni i Pare eshte nje ikone e ruajtjej se Trashegimise Kulturore dhe Shpirterore te atij kombi.
Postimi im nuk kishte asnje koment pervec nja dy like qe me shume i shtonin trishtimin e indiferentizmit te “patrioteve shqiptare” ne keto dite shiu.
Dje postova nje foto me shume ne forme dashamiresie per tabelat e fshatit Dhrovjan ne Jug te vendit te cileve ju prishej emrin ne Greqisht me shume mundesi si nje shenje e qarte e “patrioteve shqiptare” Prishja e tabelave ne greqisht nej rast vulgar dhe banal “patriotik” tregon nje model sa te trishtueshem aq edhe te mbrapsht.
Cuditerisht ketij postimi ju versul nje turme e madhe “patriotesh” te cilet ishin gati te vinin me shkrepese me vete per ti prishur fare ato tabela.
Nuk kisha marre kurre aq mesazhe ne faqen time dhe perpos trishtimit qe me ngjallen shumica e tyre me beri te shikoj qartesisht “pariotizmin e sotem shqiptar” Mu ne mes te Tiranes ketyre “patrioteve” sigurisht edhe mua po ju prishet nje prej ikonave te Trashegimise Kulturore dhe askush nuk flet.
JO me te protestoje jo e jo por as edhe nje koment ne FB nga dhoma e ngrohet e Janarit. Ja pra kjo Godine eshte shembulli me i mire i patriotizmit te sotem shqiptar.
Indiferentizmi dhe moskokcarja per trashegimine e vet gje qe brezat qe do te vine do te duhet te jetojne ne nje shkretetire kulturore pa asnje identitet .
Sa per fshatin Dhrovjan mund te them qe eshte nje model i patriotizmit dhe dashurise per vendin e vet.
Nje fshat qe i ka ruajtur 16 kishat e saja godinat e medha shkollen 150 vjecare te vashave, qe nuk i ka prere pyjet per qymyr, qe nuk i hedh plehrat ne sheshin e fshatit qe nuk i grabisin njeri tjetrit kopshtet apo gardhet, me rruge te shtruara modestisht por te pastra, Nje vend ku ndihesh mire dhe ku duket respekti i banoreve per hapsiren ku jetojne.
Fundi i fundit cfare eshte patriotizmi pervec se te duash dhe te krenohesh me vendin tend?