Priten përmbytje, bashkia Konispol thirrje fermerëve: Merrni masa, jemi në dispozicon për ndihmë

IGJEUM ka paralajmëruar se nga sot e deri më datë 26 janar pritet rreshje të dendura shiu, që mund të sjellin dhe përmbytje, duke u bërë apel institucioneve vendore që të marrin masa.

Pas këtij apeli, bashkia e Konispolit u ka bërë thirrje fermerëve dhe blegtorëve që të tërheqin bagtitë që kanë anash lumenjve dhe kanaleve dhe në rast ndihme kanë vendosur dhe një numër kontakti në dispozicion.

Njoftimi

Bazuar në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile si dhe IGJEUM, SHMU, MeteoAlb,ERCC si dhe nga shërbimet e tjera meteologjike se nga data 22.01.2021 deri më datë 26.01.2021 priten rreshje shiu intensive.

Ju lutemi merni masa fermerët dhe kryesisht blegtorët që i disponojnë bagëtitë në anë lumi apo kanale kulluse të bëjnë heqjen e tyre.

Nëse do të hasni vështirësi ose probleme gjatë këtyre ditëve kontaktoni në nr.cel 069 70 63 062. /Sarandanews.com/