Përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencës në Gjirokastër: 3 ditët në vijim do të jenë të vështira
Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote në mbledhjen e shtabit te Emergjencave Civile ka kërkuar koherencë të plotë dhe zbatim me përkushtim të detyrave për eleminimin e dëmeve e pasojave nga fatkeqësia natyrore, rreshjet e ditëve të fundit.
“Tre ditët në vijim janë të vështira dhe kërkojmë funksionim perfekt të shtabeve të E. C. si dhe përgjegjësi të shtuar. Në këtë Moment, të gjitha strukturat e qarkut Gjirokastër më tepër se kurrë janë në këmbë, të gatshme, të mirëorganizuara dhe të përgatitura për të përballuar situatën”, thuhet nder te tjera ne nje njoftim te Prefektit Gjirokaster.
Njoftimi i plote
“Pranë qytetarit për të zgjidhur problemin, për ti ndihmuar e mbështetur në përballimin e situatës së E. C.”
U kërkua që :
– Të ribëhen menjëherë sot mbledhjet e Shtabeve të E.C në të 7 bashkitë.
– Të përcaktohen qartësisht detyrat e çdo strukture, organizimi e funksionimi i tyre në shërbim të përballimit të situatës, të mirëorganizohen ato, të koordinohen mes tyre dhe me drejtoritë e institucionet vendore e rajonale si OSHE, Polici, Njësia ushtarake, Spitalet, strukturat e MKZjarrit, Bordi i kullimit, AKU, DR e bujqësisë, Kulturës, Shssh etj, etj.
– Të ndiqen e monitorohen në terren e gjithë problematika dhe të zgjidhen në kohë optimale problemet e krijuara.
– Të ndiqet furnizimi me energji elektrike, ujë të pijshëm, dëmet në bagëti e të mbjella, dhe mbështetjen me ndihma nëse është e nevojshme të zonave apo banorëve të bllokuar.
– Të ndiqen me përparësi problemet e shtresave në nevojë dhe kryesisht të pambrojturit, të pastrehët, ata me ndihmë ekonomike, të sëmurët etj për t’ju ardhur në ndihmë në këto ditë të vështira.
– Te kemi një plan A dhe B në rast evakuimesh dhe të gatshme të gjithë strukturën, bazën materiale dhe furnizimet në momentet e para.
– Paralelisht me masat e marra është koha edhe e evidentimit të dëmeve të shkaktuara, bërjes së një bilanci që do të jetë ditë më pas edhe baza e raportit paraprak për çdo njësi vendore.
– Mobilizimi dhe mbështetja nga faktorët ndikues si firma ndërtimi, biznese etj për mjete pune, apo dhe ndihma të tjera në funksion të përballimit të situatave.
– Informim tek shtabi E.C të prefektit në çdo moment dhe raportim dy herë në ditë me e-mail.
II – Kjo situatë e pazakontë përballohet me angazhim e masa të pazakonta.
Jemi në provë dhe duhet të japim modelin e një menazhimi të shkëlqyer të situatave. Duhet të tregojmë po me provë se si funksionon kjo administratë.
Komuniteti dhe qytetarët na gjykojnë.
III – Ta menazhojmë më së miri situatën dhe të maksimalizojmë rezultatet nga kjo punë e kryer, nga shtabet, njerzit që angazhohen.
IV- Transparencë dhe informim të publikut për punët e kryera dhe përballimin e situatës.