KPK shkarkon prokurorin e Apelit në Vlorë, Enrik Haxhiraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin e Apelit në Vlorë, Enrik Haxhiraj.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese: Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko, të cilët evidentuan shkelje sa i përket kriterit të pasurisë të subjektit të rivlerësimit

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicionin e drejtuesit.

Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.