Konispol, 75 % e eksporteve te vendit sigurohen nga kjo zone
Në grupin e agrumeve, mandarinat janë fruti më fitimprurës në eksportet bujqësore shqiptare.
Në 10 vitet e fundit prodhimi i mandarinave është 40-fishuar, falë investimeve për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella, mirorganizimin e fermave që po funksionojnë si kooperativa në rajonin jugor të vendit dhe implementimin e teknologjive të avancuara.
Qendra e Eksporteve Vlorë, bën të ditur se, eksportet e mandarinave për periudhën (nëntor 2020 – shkurt 2021) parashikojnë të arrijnë në mbi 50 mijë tonë, nga të cilat mbi 75% e këtij prodhimi sigurohet vetëm nga zona e Konispolit në Sarandë.
Prodhuesit e këtij sektori eksportojnë kryesisht në vendet e rajonit, ndërsa synojnë të zgjejrojnë tregjet drejt BE-së duke rritur cilësinë.
Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po sheh mundësinë e zgjerimit të skemave mbështetëse për investime të reja në kapacitetet frigoriferike që vlerësohen të rëndësishme për uljen e ofertës së lartë në treg, në kulmin e prodhimit dhe për të konsoliduar ofertën për shtrirje më afatgjatë të eksporteve.