Kanë qëndruar 3 ditë në Sarandë, dalin detaje të reja nga zhdukja e dy të miturave në Tiranë
Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja për 4 ditë e 2 të miturave nga Tirana.
Sipas informacioneve për mediat, dy 16-vjeçaret kanë qëndruar 3 ditë në Sarandë.
Pas analizave është vënë re se vajzat nuk kanë asnjë shenjë abuzimi seksual.
Ato janë nisur me autobus në Sarandë dhe kanë qëndruar aty dy ditë.
Më pas janë nisur drejt Përmetit. Vajzat e kanë njohur zonën pasi kanë udhëtuar edhe më herët me prindërit e tyre.
Ato vazhdojnë t’i qëndrojnë deklaratave se janë larguar me dëshirë nga shtëpia pasi nuk trajtoheshin mirë nga prindërit.
Edhe nga kontrolli që iu është bërë në telefonat e tyre është vënë re se nuk kanë pasur kontakte me djem apo me dikë që mund t’i trafikonte.