Inxhinieri që drejton punimet e shëtitores tregon ecurinë e punimeve: Një vepër arti, siç i ka hije Sarandës
Shëtitorja e re është një prioritetet kryesore për qytetin e Sarandës, e cila do të ketë një impakt pozitiv në rritjen e turistëve dhe ekonomike të bizneseve.
Punimet vijojnë çdo ditë dhe me ritëm të lartë, në mënyrë që sezoni i ri turistik të gjejë Sarandën me shëtitoren e saj të re.
Për këtë drejtuesit politik të zonës, deputeti Alket Hyseni si dhe kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma inspektojnë vazhdimisht punimet për të parë nga afër ecurinë.
Sot ata kanë qenë të shoqëruar dhe nga inxhineri Bardhi që është drejtuesi i këtyre punimeve duke u treguar se në çfarë faze janë punimet dhe detaje nga projekti.
“Inxhinier Bardhi, drejtues i punimeve në shëtitoren e re, përherë i gatshëm për të na shpjeguar ecurinë e punimeve dhe elementë të projektit.
Cdo detaj është i kuruar me kujdes dhe i rëndësishëm për këtë shëtitore, që sdo të jetë thjesht infrastrukturë, por një vepër arti, sic i ka hije Sarandës, kësaj sirene hyjnore të Rivierës sonë”, shprehet deputeti Alket Hyseni./Sarandanews.com/