Hyseni dhe Gurma inspektojnë punimet tek ujësjellësi i Ksamilit: Ja kur zgjidhet problematika e furnizimit me ujë
Deputeti Alket Hyseni dhe kryebashkiaku Sarandë Adrian Gurma kanë ndjekur sot nga afër ecrurinë e punimeve për rikonstruksionin e ujësjellësit të Ksamilit.
Ky investim pritet të përfundojë para sezonit të ri turistik dhe do zgjidhë problematikën e furnizimit me ujë të Ksamilit.
POSTIMI I ALKET HYSENIT.
Një vizitë në #Ksamil ku së bashku me Adin inspektuam punimet? për rikonstruksionin e ujësjellësit? në Ksamil (Depo+Rrjeti shpërndarës), lagja nr. 3 dhe nr. 4, me vlerë 1.5 milionë $.
Projekti ka të bëjë me ndërtimin e linjës së dërgimit nga depo ekzistuese tek depo e re me një gjatësi 4000 ml, ndërtimin e depos së re pranë zonës së varrezave prej 1000 m3 dhe linjës së shpërndarjes prej 11 000 ml.
Punimet?? përfundojnë para sezonit turistik? duke zgjidhur problematikën e furnizimit me ujë të Ksamilit.
#Besim #Punë #Durim
#SëBashku2021-2025?