Hyseni dhe Gjiknuri takim në Delvinë: Do fitojmë 50% më shumë vota se në 2017
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë Damian Gjiknuri, deputeti zonës Alket Hyseni dhe kryebashkiakja Majlinda Qilimi kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me shtabin elektoral te PS Delvinë.
“Me shtabin elektoral të Partisë Socialiste në Bashkinë e Delvinës ku vazhdon puna për të garantuar një fitore të padiskutueshme në 25 Prill.
Punët e kryera dhe ato në proces janë dëshmia më e qartë se ne mbajmë premtimet.
Aksi i shumëpritur Kardhiq-Delvinë po shkon drejt fazës përfundimtare ndërsa po merr përfundimisht zgjidhje edhe problemi i trashëguar i furnizimit me ujë për Delvinën”, shkruan Gjiknuri.
“Me Damianin, Drejtuesin Politik të Qarkut Vlorë, mblodhëm sot Shtabin elektoral të Bashkisë Delvinë.
Patronazh derë më derë, organizim dhe kontakt me njerëzit për zgjidhjen e problemeve dhe halleve.
Me reformat e kryera dhe punët e mira që kemi bërë do fitojmë në Delvinë 50% më shumë vota se në 2017”, nënvizon Hyseni.