Hariz Mema: Në Tiranë po bëhet nami, Rama-Veliaj-Tahiri të përfshirë në klane mafioze
Hariz Mema kreu i PD Sarandë, në këto orë të vona nuk i ka kapërdirë dot përgjigjmet e dala në disa media.
Dhe pse Hariz Mema nuk ka ndonjë njohuri për çfarë bëhet fjalë, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Mema shkruan:
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, trioja e famshme Rama-Veliaj-Tahiri të përfshirë aktivë me një nga klanet më të mëdha mafioze në Itali.
Në Tiranë është gjetur terreni i përshtatshëm nga ky grup italian me bashkëpunëtorët shqiptarë, Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Saimirin.
Tashmë SPAK dhe drejtësia e re ka rradhën, megjithëse shqiptarët e kanë në mendje dhe në shpirt ndëshkimin e pashembullt që do i japin këtij grupi mafioz (Ramës-Veliajt-Tahirit), i cili vepron në kurriz të djersës e xhepave të shqiptarëve”, përfundon Mema. /Sarandanews.com/