FOTO/ Injoranca e Hariz Memës me drejtshkrimin e gjuhës shqipe

Hariz Mema është në listën e “politikanëve” që njihet për gafat e shumta që poston në rrjetet sociale. Pra, një person që dhe pse merret me politike akoma nuk di të shkruajë shqip.

Sarandanews.com prej kohësh ka përcjellë gafat e shpeshta që bën kryedemokrati, dhe për një përiudhë vendosën që t’ia shkruanin të tjerë statuset dhe t’i publikonte në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Por sa herë që ai vendos t’i postojë statuset që shkruan vet, gjen gabime të shumta drejtshkrimore, të pafalshme për një person që pretendon që të vijë në pushtet.

Drejtshkrimi i gjuhës është element që tregon seriozitetin dhe përgatitjen e një politikani, ndërkohë që Hariz Mema është nën nivelin e njohurisë së gjuhës shqipe.

Shpresojmë që Hariz Mema të reflektojë dhe të mësojë shqip, ose të paktën t’ia jap paswordin ndonjë tjetër personi për të postuar në emër të tij për të mos u dukur kaq shumë qesharak.

Më poshtë statusi plot gafa qesharake të Hariz Memës, ku jepte detaje nga organizimi i 30- vjetorit të PD Sarandë. /Sarandanews.com/