Finiq, shkatërrohet ura e kanalit ujitës “Thoma Filipeu”

Shirat e shumtë kanë shkatërruar gjatë natës urën e kanalit ujitës “Thoma Filipeu” në Livinë, Bashkia Finiq.

Kanali ujitës është ndërtuar gjatë viteve të komunizmit dhe shërbente për vadutjen e gjithë fushave të Vurgut.

Më herët gjatë një takimi me ish ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, kryetari i Bashkisë Finiq kishte kërkuar rikonstruksionin e kësaj vepre ujitëse.