Drejtori spitalit, Erjon Dhroso: E verteta e mos punimit të skanerit, grafia dhe skopia janë funksionale
Drejtori i spitalit të Sarandës, Erjon Dhroso, ka reaguar pas lajmeve rreth mos punimit të skanerit dhe kryerjeve të grafisë dhe skopisë.
Z. Dhroso sqaron në reagimin e tij për Sarandanews.com se kryerja e grafisë dhe skopisë është në punë dhe të gjithë qytetarët kanë mundësi ta kryejnë këtë në spitalin e Sarandës.
Ndërkohë sa i përket skanerit, drejtori spitalit shprehet se ai ka 5 dite qe ka pesuar defekt nga volumi teper i madhe i kesaj periudhe te Covidit, dhe pritet llamba e re nga Gjermania qe me shume gjasa montohet te shtunen.
“Pershendetje!
Si nje portal serioz qe jeni do duhej qe para se te publikonit nje lajme dhe ta verifikonit ate.
Une jam Drejtori i spitalit dhe po ju konfirmoj qe si grafia ashtu edhe
skopia jane ne pune.
Sa i perket scannerit ka vetem 5 dite qe ka pesuar defekt nga volumi teper i madhe i kesaj periudhe te Covidit, dhe pritet llamba e re nga Gjermania qe me shume gjasa montohet te shtunen pasi ka nje procedure te zgjatur per transportin e saj sepse eshte nje paisie me rezatim dhe si e tille ka kushte te vecanta transporti.
Ju faleminderit dhe jam ne dispozicionin tuaj per cdo sqarim! Pune te mbare”, shprehet Z. Dhroso për Sarandanews.com.