DENONCIMI/ Në spitalin e Sarandës prej javësh nuk punon skaneri
Prej javësh skaneri në spitalin e Sarandës nuk është funksional, duke sjellë kaos në shërbimet ndaj pancientëve.
Ja çfarë shkruan një qytetar për rastin në fjalë.
“Në spitalin e Sarandës, me thanë se skajneri nuk punon. Për t’u bindur, shkova tek dera e hapur dhe pashë skajnerin veç dhe krevatin veç, që m’u duken si plaçka të shpëtuara nga kusarët.
Ajo pamje të trembte. Një infermiere në koridor që pyeta, me tha se kishte një jave I prishur. Kaloi dhe një javë tjetër deri sot, U bënë dy.
U placin të dy autoriteteve maskarenj që e pasojnë përgjegjësinë si top!”, nënvizon qytetari. /Sarandanews.com/