Delvinë: Fshati Bamatat plot me halle e probleme
Rrugët me gropa që mbushen me ujë dhe pa ndriçim, janë panorama e ditëve të dimrit në fshatin Bamatat në Delvinë.
Sheshi i fshatit nuk ka asnjë funksion për banorët, por është kthyer në parking makinash.
“Sheshi i Bamatatit, është i rrëmujshëm shumë është bërë shesh makinash sikur të kishte dy stola atje dy gjera për të lozur fëmijët një park lojërash aty” thotë një banore
Fshati ndahet në mes nga aksi rrugor Sarandë-Delvinë, ndërsa mungesa e trotuareve dhe standardeve të rrugës ka bërë që banorët të jenë dëshmitarë të aksidenteve fatale.
“Këtu ka vdekur një burrë 45 vjeç aty poshtë ngaqë s’ka asnjë gjë. Një vajze e ka hedhur makina mbi vete ashtu ka shpëtuar” thotë një banore e kesaj lagje
Gjatë muajve të verës Bamatati nuk furnizohet me uji të pijshëm, ndërsa problem për banorët është ndriçimi.
”Ka dhe probleme për ndriçimin e fshatit nëpër lagje nëpër rrugica ”
‘‘Ne në fshat kemi plot probleme me kanalet e ujërave me rrugët pa trotuar nëpër rrugica s’ka ndriçim asgjëkundi” shprehen banorët
Lumi i Delvinës, nuk ka pasur ndërhyrje për rehabilitimin e shtratit të tij, ndaj sa here bien shira, lumi rrëmben tokat e Bamatatit.
”Një pjesë e tokës në 3 dylym që kam une kam 6 bashkë me nusen më ka marrë 4 dylym kam e 2 dylym tokë me se mund të rroj unë një pjesë që kanë mandarina lart përmbyten po të vemi të shikojmë atje lart janë verdhur nga uji” thotë banori i kësaj lagje