Dallgët e detit çajnë Limanin e Sarandës, rrezikohet Fari
Moti i keq dhe deti i trazuar ka shkaktuar probleme në Sarandë, ku dallgët e shumta të detit të ditëve të fundit kanë shkaktuar çarje të Limanit në Sarandë.
Kjo gjë vë në rrezik edhe Farin, si pjesë atraktive, i cili është bërë pjesë e qytetit para 18 vitesh.
Ndërsa është quajtur nga qytetarët e Sarandës edhe si pikë njohjeje e qytetit.