Bujar Nishani kryeson listën e PD në Gjirokastër?
Teksa zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po afrojnë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka konfiguruar emrat e kandidatëve të qarqeve kryesore në vend.
Tashmë kanë mbetur pa konfiguruar kandidatët për Beratin, Gjirokastrën dhe Kukësin. Njërin prej tyre e ka zbuluar mbrëmjen e sotme analisti Arjan Curi.
“Kam një informacion të fundit që në Gjirokastër do të vendoset Bujar Nishani. Në Tiranë do jetë Basha vetë”, deklaroi analisti.
Ndërkohë, kujtojmë se Nishani ishte edhe një nga anëtarët e Komisionit të Verifikimit të kandidatëve për deputetë në PD.
Ajo që vihet re është se Basha ka vendosur si drejtuesë politikë në qarqe personazhe të vjetra politike, ndonëse pati deklaruar se do të sillte emra të rinj, njerëz të shkolluar në perëndim, jo me shkollën e komunizmit.