Athinë/ Mijëra njerëz pushtojnë rrugët e kryeqytetit grek

Mijëra njerëz kanë mbushur sot rrugët kryesore të Athinës dhe dyqanet për shkak të uljeve të sezozit të dimrit.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e pazakonta të njerëzve që janë dyndur në rrugë, ndërsa situata bëhet e rrezikshme për shkak të virusit.

Policia është munduar të vendosë rregull dhe t’i detyrojë qytetarët të mbajnë distancën edhe pse duhet se ka qenë e pamundur.

Radhë dhe grumbullime janë krijuar kryesisht në dyqanet e mëdha të kryeqytetit grek.