Alket Hyseni nxjerr pamjet e autoambulancave të qeverisë së PD-LSI: Ndryshimi ynë dhe filozofisë sonë me epokën dhe filozofinë e kundërshtarëve politik
Spitali i Sarandës ka përfituar një autoambulancë të re që plotëson të gjitha kushtet për urgjenca dhe transferim pacientësh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, ka ironizuar PD-LSI ku ka publikuar pamjet e autoambulancave që shërbenin kur këto dy parti qeverisnin së bashku.
“Spitalit të Sarandës i shtohet edhe një autoambulancë e re, moderne, e pajisur me të gjitha aparaturat dhe medikamentet e nevojshme për urgjenca dhe transferim pacientësh.
Ndryshimi ynë dhe filozofisë sonë të zhvillimit dhe modernizimit, me epokën dhe filozofinë e kundërshtarëve politik është i qartë, si ndryshimi i këtij mjeti bashkëkohor me furgonët karakatinë dhe pa asnjë standart të kohës PD/LSI”, nënvizon Hyseni. /Sarandanews.com/